Ministri i Katarit: Perëndimi nuk mund t'u diktojë Katarit se çfarë duhet të besojnë

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 14:15
Ministri i Katarit: Perëndimi nuk mund t'u diktojë Katarit se çfarë duhet të besojnë

Anëtarët e komunitetit LGBTQ mund të shkojnë në Kupën e Botës në Katar, por Perëndimi nuk mund t'u "diktojë" Katarit se çfarë duhet të besojnë, tha ministri i energjisë i Katarit për gazetën gjermane Bild, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Nëse ata duan të vizitojnë Katarin, ne nuk kemi asnjë problem me të," tha Ministri i Shtetit për Çështjet e Energjisë Saad Sherida Al-Kaabi, duke folur për Bild në komentet e botuara të mërkurën.

Por ai tha se Perëndimi dëshiron t'i "dikojë atë që dëshiron" Katarit, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

“Nëse doni të më ndryshoni në mënyrë që unë të them se unë besoj në LGBTQ, se familja ime duhet të jetë LGBTQ, se unë pranoj LGBTQ në vendin tim, se unë ndryshoj ligjet e mia dhe ligjet islame për të kënaqur Perëndimin – atëherë kjo nuk është e pranueshme”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)