Të paktën 35 të vrarë nga shpërthimi në një shkollë fetare

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 15:48
Të paktën 35 të vrarë nga shpërthimi në një shkollë fetare

Të paktën 35 persona u vranë dhe 23 u plagosën në një shpërthim që goditi një shkollë fetare në provincën Samangan në Afganistanin verior të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazeta Hasht-e Subh raportoi, duke cituar burime lokale se shumica e viktimave janë studentë.


Nuk ka raportime për shkakun e shpërthimit.

Talebanët nuk kanë komentuar ende për incidentin.


(Kosova Sot Online)