Gruaja që u vra sonte në QKUK ishte në javën e fundit të shtatzënisë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 19:40
Gruaja që u vra sonte në QKUK ishte në javën e fundit të shtatzënisë

Raportohet se gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Konfirmohet se nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja.

E ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës.

Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.


Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se po hetohet nga njësitet në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit,

(Kosova Sot Online)