Ahmeti: 35 vjeçarja e vrarë është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 20:46
Ahmeti: 35 vjeçarja e vrarë është nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

Viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit,  ka konfirmuar Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ahmeti tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

“Jo nuk kam informata më shumë, përveç këtyre qe po raportohet. Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llukaxhi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)