Familjarët e gruas që u vra në QKUK në gjendje të rëndë emocionale

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 20:53
Familjarët e gruas që u vra në QKUK në gjendje të rëndë emocionale

Familjarët e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që se u vra sot në QKUK-së, kanë mbërritur në vendngjarje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familjarët e Magashit janë parë në gjendje të rëndë emocionale, pasi e kanë kuptuar lajmin për të afërmen e tyre.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

(Kosova Sot Online)