Flet motra e gruas që u vra në QKUK: Burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 20:58
Flet motra e gruas që u vra në QKUK: Burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë

Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi motra e viktimës, e cila tha se Hamide Magashit, dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

(Kosova Sot Online)