Kjo është gruaja që u vra në QKUK nga ish bashkëshorti

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 21:07
Kjo është gruaja që u vra në QKUK nga ish bashkëshorti

Sonte pabesisht një 35-vjeçare shtatzënë ka mbetur e vrarë rreth orës 18:00 para QKUK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se ajo është vrarë më armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Viktima është Hamide Magashi nga komuna e Lipjanit.

Dorasi i këtij krimi është Sokol Halili nga komuna e Shtimes.

E ndjera ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe ishte e shtrirë në Gjinekologji.

(Kosova Sot Online)