Vrasja e gruas shtatzënë në Prishtinë, sot mblidhet grupi i ngushtë ndërministror

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 08:11
Vrasja e gruas shtatzënë në Prishtinë, sot mblidhet grupi i ngushtë ndërministror

Dje ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prishtinë që ka tronditur tërë Kosovën.

Një grua shtatzënë e cila ishte në prag të lindjes së foshnjës së saj është vrarë mbrëmë nga burri i saj, në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ku ajo priste të lindte foshnjën, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se sot në ora 8:30 do të mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

(Kosova Sot Online)