Kurti: Kosova është vend normal, Serbia nuk është një vend normal

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 08:26
Kurti: Kosova është vend normal, Serbia nuk është një vend normal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet para pranverës.

Kurti ka deklaruar se Kosova d⌂shiron marrëveshje por Beogradi nuk dëshiron, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka shtuar se për të normalizuar marrëdhëniet, duhet të ketë njohje reciproke.

“Ne duam një marrëveshje, le të shkojmë në dialog. Beogradi dhe Vuçiç duket se nuk duan marrëveshje. Kosova është një vend normal, ne e kemi shpallur pavarësinë gati 15 vjet më parë dhe në vitin e fundit kemi pasur rritjen më të lartë historike”.

“Pra Kosova është një vend normal me progres dhe zhvillim, por marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Nuk bëhet fjalë për Kosovën, Serbia nuk është një vend normal”, theksoi Kurti.

“Është një autokraci me lidhje shumë të gjera dhe të ngushta me Kremlinin. Serbia gjatë sundimit të SNS-së u bë provincë e Rusisë dhe për këtë gjendja në Ballkan është e rrezikshme sepse, përveçse lufton hegjemoninë e Beogradit, lufton edhe edhe të Rusisë”.

“Për të normalizuar marrëdhëniet, ne duhet të kemi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes. Nëse Beogradi thotë se nuk do të ndodhë, atëherë ata janë kundër marrëveshjes”.

“Kosova nuk do ta lejojë Republikën Srpska brenda Kosovës dhe ne e dimë shumë mirë se këtë e dëshiron Serbia. Ne kemi përvojë të hidhur nga BeH dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model në Kosovë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)