Dy vrasje në Kosovë brenda pak ditësh, të dy viktimat gra

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 08:59
Dy vrasje në Kosovë brenda pak ditësh, të dy viktimat gra

Dy vrasje kanë nddhur në Kosovë brenda pak ditësh, transmeton "Kosova Sot Online".

Më 25 nëntor mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në Prishtinë, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht derisa ishte në gjumë më sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70 vjeçarë.

Ndaj Izet Godenit, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.

Ndërsa, mbëmë Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila isht shtatëzënë e cila ishte shtrirë në Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar.

(Kosova Sot Online)