Eksperti i sigurisë për vrasjen e shtatzënës: Sistemi në Kosovë është kollaps

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 09:16
Eksperti i sigurisë për vrasjen e shtatzënës: Sistemi në Kosovë është kollaps

Një grua shtatëzënë dyshohet se është vrarë mbrëmë nga ish - bashkëshorti i saj para oborrit të Klinikës së Gjinekologjisë.

Lidhur me këtë ndodhi ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, shkruan "Kosova Sot Online".

Shala ka shkruar se katër ministri kanë dështuar në nivel politik dhe se sistemi në Kosovë është në kollaps.

Postimi i plotë:

Për ngjarjen brenda ShSKUK çka na dëshmojë

1 ore e 30 minuta përafesisht ka qendruar tani e ndjera shtrit dhe askush nga mjeket nuk kanë marr veprim me ja shpetu jeten foshnjes !

Dmth sistemi në Kosovë është kollaps

-Mjeksia shkojë në humëner , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenu brenda ShSKUK

- Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D

- Gjykata fajtor që se ka mbikqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptu për viktimen.

- Qendra për punë sociale në Lipjanë dështim total.

Pra :

Ministria e MPB - Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollywood - Xhelal Sveçla

Ministria e Drejtësisë - Dorëhqje e Ministres e cila është "Narcissistic"

Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky "kontabilisti" të shkojë në shtepi .

Ministria e Shëndetësisë - U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e "Udhëheqit" të kesaj ministrie

Pra ketu kemi katër ministri që kanë dështuar në nivel politik.

(Kosova Sot Online)