Nenad Rashiq emërohet ministër në Qeverinë e Kosovës

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 10:32
Nenad Rashiq emërohet ministër në Qeverinë e Kosovës

Nenad Rashiq është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Nenad Rashiq ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)