Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Albulena Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 11:01
Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Albulena Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, ka thënë se do të ketë shkarkime dhe dorëheqje, pas vrasjes së gruas shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga Ish burri i saj në oborrin e Gjinekologjisë, në QKUK, tranmseton "Kosova Sot Online".

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucioni, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Të gjithe në që jemi në pozicionet që mbajmë, kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, por iu garantoj që nëse shohim që ka dështu dikush, do të këtë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Por ta keni parasysh, që edhe në rastet e kaluara janë kërkuar dorëheqjet dhe shkarkimet kur ka dështuar prokuroria. Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim. Dhe kjo neglizhencë po i inkurajon kriminelët, vrasësit”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)