Dalin detaje të reja të dhimbëshme: Gruaja e vrarë para Gjinekologjisë, kishte tentuar ta mbyste veten

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 12:55
Dalin detaje të reja të dhimbëshme:  Gruaja e vrarë para Gjinekologjisë, kishte tentuar ta mbyste veten

Kanë dalë në dritë edhe disa  detaje tjera të reja por tërënda për rastin tragjik të vrasjes që ndodhi mbrëmë. Viktima Hamide Magashi që  dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para dyerve të repartit të Gjinekologjisë thuhet se ka tentuar ditë më parë ta vrasë veten, transmaton "Kosova Sot Online ".

Kështu ka thënë motra e vikimës Burbuqe Magashi.Burbuqja ka thënë se motra e saj e ndjerë kishte tentuar të kërcentë nga kati i dytë i shtëpisë së ish-burrit për shkak të dhunës dhe maltretimeve.

“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi… Ka nis me ra nga kati i dytë, qaq maltretim që i kanë bë sepse e kanë izolu. Në banjo kur ka shku, i ka shku prapa vjehrra e saj, e ka kqyrë mos e ka telefonin, mos po fol me neve në telefon”, u shpreh ajo.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinkelogjisë në Prishtinë rreth orës 18:00.

Dorasi ndodhet ende në arrati, ndërsa i njëjti është emër i njohur për organet e rendit.

E ndjera kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, ndërsa i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje.

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit.

(Kosova Sot Online )