Beogradit i pengon që Nenad Rashiq u emërua ministër

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 15:04
Beogradit i pengon që Nenad Rashiq u emërua ministër

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është ankuar BE-së, lidhur me emërimin e Nenad Rashiqit, si ministër për Komunitete dhe Kthim, përcjell "Kosova Sot Online".

Petkoviq, në "Twiter", ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të shfuqizojë Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Brukselit.

“Asociacioni është zotim që e ka ndërmarrë Kurti dhe nuk i shpëton dot! Fakti që në mënyrë të paligjshme zgjodhi serbët mikë për të kompletuar pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë dhe parandalimin e formimit të Asociacionit është çështje e BE-së. Kurti nuk mund të shfuqizojë Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar në Twitter Petkoviq, duke e etiketuar në fund emisarin Lajçak.

(Kosova Sot Online)