Kush është fajtor për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK!

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 16:08
Kush është fajtor për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK!

Ndonëse Hamide Magashi kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj, nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes, pasi ajo u vra para objektit të Gjinekologjisë në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Për vrasjen e 35-vjeçares janë kritikuar institucionet e sigurisë, prej Policisë deri te Ministria e Brendshme.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy departamente operative në IPK-së – Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka tha  se ata janë angazhuar për të grumbulluar të dhënat për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve policorë për rastin.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë. Veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me institucionet tjera relevante”, tha Beka.


(Kosova Sot Online)