Protestuesit para objektit të Qeverisë hedhin mjete zjarrvënëse

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 17:56
Protestuesit para objektit të Qeverisë hedhin mjete zjarrvënëse

Pranë objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës protestuesit kanë hedhur mjete zjarrvënëse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, nga ish-burri i saj po vazhdon protesta.

Nën këto momente protestuesit janë para objektit të Qeverisë, në të cilin janë hedhur mjete zjarrvënëse.

Aktivistja Neri Ferizi është arrestuar para pak minutash nga policë civilë që po e përcillnin protestën.

(Kosova Sot Online)