Duda Balje: Ka dështuar i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 18:29
Duda Balje: Ka dështuar i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë

Dënim të përjetshëm për ish-bashkëshortin e 35-vjeçares shtatzëne, i cili dyshohet se e la të vdekur para Gjinekologjisë, po kërkon kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Duda Balje thotë se në dy jetët e humbura, ka dështuar i tërë sistemi i drejtësisë.

“Nga momenti kur gruaja ka shkuar dhe ka lajmëruar rastin në polici, e deri në momentin e vrasjes, ne komplet kemi dështuar në komplet sistemin. Edhe ne si deputetë duhet të bëjmë pyetjet se ku jemi ne fajtorë, secili prej nesh duhet të pyes se kush është fajtor dhe të rregullojmë që të mos ndodhë kështu diçka edhe një herë. Ne jemi në fazën e fundit të Ligjit për Mbrojtje të Dhunës në Familje. Ligjin e kemi kaluar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut edhe tash është në fazën e fundit para votimit në Kuvend. Ka kaluar në qeveri, kemi marrë komente shumë të mira. Pas votimit të parë dhe të dytë në Kuvend, do të dalim me një ligj shumë më radikal dhe ku kemi provuar të korrigjojmë defektin të cilën ne kemi detektuar në sistemin që është aktiv”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)