Zelensky: Ja sa të burgosur lufte janë dorëzuar në Ukrainë

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 18:50
Zelensky: Ja sa të burgosur lufte janë dorëzuar në Ukrainë

Më shumë se 1,300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse pushtuan vendin properëndimor, tha të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zelensky foli pas një shkëmbimi të ri të të burgosurve me forcat ruse dhe pro-ruse.

“Pas shkëmbimit të sotëm, tashmë janë 1,319 heronj që janë kthyer në shtëpi”, tha Zelensky në Instagram, duke postuar një foto që tregon disa dhjetëra burra që mbajnë flamuj ukrainas.

"Ne nuk do të ndalemi derisa të kthejmë të gjithë njerëzit tanë," tha udhëheqësi ukrainas.

(Kosova Sot Online).