Lajçak: Kishte shenja për konfrontime serioze, përpara arritjes së marrëveshjes për targat

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 19:33
Lajçak: Kishte shenja për konfrontime serioze, përpara arritjes së marrëveshjes për targat

Kishte shenja të përgatitjes për konfrontime serioze, përpara arritjes së marrëveshjes për targat, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka theksuar se askush në Evropë dhe në botën demokratike nuk mund ta kuptojë dhunën për shkak të targave dhe se do të ishte e papërgjegjshme nëse do të lejohej vrasja e njerëzve. 

Miroslav Lajçak tha se tani në radhë janë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se të dyja palët e kanë kuptuar se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen.


(Kosova Sot Online)