Ja kur vazhdon seanca e Apelit në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 19:49
Ja kur vazhdon seanca e Apelit në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Aktgjykimi i shpallur të hidhet poshtë dhe të ketë vendim pafajësie për të akuzuarit,  ka kërkuar mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar seanca e Apelit,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avokatët kanë theksuar se nëse akuzat nuk hidhen poshtë, atëherë duhet të ketë ulje të dënimit për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, do të vazhdojë të premten me parashtrimet e zyrës së Prokurorit të specializuar dhe pastaj përgjigjet e mbrojtjes.

Ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është shqiptuar aktgjykim fajësie në maj të këtij viti, ku dy ish-krerët e OVL-UÇK, janë shpallur fajtor dhe dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim, si dhe nga 100 euro gjobë.

(Kosova Sot Online)