Vuçiq iu 'kapet' Kurtit pas emërimeve të Rashiqit e Trajkoviqit në qeveri

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 20:25
Vuçiq iu 'kapet' Kurtit pas emërimeve të Rashiqit e Trajkoviqit në qeveri

Ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përdorur fjalor të vrazhdë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Krejt kjo pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit Rashiq.

 Gjithashtu, në shenjë revolte, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen e tij të paralajmëruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.  Kurtin dhe Rashiqin, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”.

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)