Vrasja e shtatzënës në QKUK, i dyshuari ende në arrati

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 08:02
Vrasja e shtatzënës në QKUK, i dyshuari ende në arrati

Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31 vjeçar, transmeton "Kosova Sot Online".

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ndodhet ende në arrati.

Dje është gjetur vetura e tij në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por jo edhe i dyshuari.

(Kosova Sot Online)