Sot është përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 08:29
Sot është përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot është përvjetori i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, trasnsmeton "Kosova Sot Online".

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967.

Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

(Kosova Sot Online)