Policia kërkon 22-vjeçarin nga Gjakova, dyshohet për dhunim

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 09:37
Policia kërkon 22-vjeçarin nga Gjakova, dyshohet për dhunim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është duke kërkuar Florian Fila, 22 vjeçar nga Gjakova, pasi dyshohet për dhunim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar që të lajmërojnë policinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Kërkesa e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

· Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Dhunim” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës

(Kosova Sot Online)