SKANDALI/ Bosit të kriptomonedhave i janë marrë 25 mijë € nga makina ditën e arrestimit

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 10:52
SKANDALI/ Bosit të kriptomonedhave i janë marrë 25 mijë € nga makina ditën e arrestimit

Biznesmeni Faruk Fatih Özer i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim në miliarda dollarë me kriptomonedha u arrestuar në 30 gusht 2022, në një resort në detin Jon në Shqipëri, është akoma në gjykim për ekstradim në Turqi.

Mësohet se ditën e arrestimit të turkut, në makinën e tij janë marrë 25 mijë euro. Sipas të njëjtave burime është ndjekur e njëjta skemë si në vilën e një biznesmeni në Belsh, ku pak para operacionit të policisë ishin marrë 100 mijë euro. 

Ditën e ndërhyrjes së policisë në banesën e biznesmenit në Belsh, një tjetër efektiv i uniformave blu ka marrë nga banesa 100 mijë euro, ende pa nisur operacioni, çka shkaktoi skandal në radhët e uniformave blu.

Jemi sërish në të njëjtën pikë, dhe interesi publikut është të dijë se si u zhdukën këto para? A po heton policia apo APM se kush mund t’i ketë marrë këto 25 mijë euro nga makina e biznesmentit turk.

Tashmë ju ngelet në dorë të autoriteteve të hetojnë dhe të bëjnë publike se ku kanë përfunduar 25 mijë eurot që gjendeshin në makinën e bosit të kriptomonedhave.Syri.net

(Kosova Sot Online )