Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 14:32
Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Është vetëvrarë Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, në oborrin e QKUK-së, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Para kësaj Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

(Kosova Sot Online)