QKUK: Trupi i Sokol Halilit është sjellë pa shenja jete në Klinikë

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 16:17
QKUK: Trupi i Sokol Halilit është sjellë pa shenja jete në Klinikë

I dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Haliliti ka bërë vetëvrasje dhe trupi i tij është dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës Dr. Naser Syla.

“Po është sjellë në Emergjencë por ka qenë pa shenja jete”, ka deklaruar Syla.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se këto janë çështje të organeve të drejtësisë.


(Kosova Sot Online)