Berisha: Ne e kemi shpallur protestën tonë me përpikmëri Kushtetutën

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 16:37
Berisha: Ne e kemi shpallur protestën tonë me përpikmëri Kushtetutën

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij.Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura. Do t’i marrë mësimet e duhura.”

(Kosova Sot Online)