Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 16:37
Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër Ballkanit të Hapur.

Në fjalën e tij me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt këtë projekt dhe marrëdhënie bilaterale mes Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.

Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.

Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten.

E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme.

Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë. Syri.net

(Kosova Sot Online )