Vajza e rrëmbyer ribashkohet me familjen 51 vjet më vonë

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 20:18
Vajza e rrëmbyer ribashkohet me familjen 51 vjet më vonë

Një grua në Fort Worth, Teksas, është ribashkuar me familjen e saj 51 vjet pasi u rrëmbye kur ishte foshnjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata e gjetën përsëri njëri-tjetrin falë testimit të ADN-së nga kompania 23andMe.

Melissa Highsmith ishte mezi 22 muajshe kur u rrëmbye nga një dado. Highsmith u rrit me emrin Melanie në Fort Worth dhe nuk e kishte idenë se ajo mungonte dhe se familja e saj po e kërkonte.

Familja e gjeti atë falë një ndeshjeje të ADN-së me një nga fëmijët e saj dhe e kontaktoi atë përmes Facebook.

Në fillim, Highsmith mendoi se ishte një mashtrim. “Babai im dërgoi një mesazh dhe më tha se kishin kërkuar vajzën e tyre për 51 vjet,” shpjegoi ajo për stacionin lokal KTVT. “E pyeta personin që më rriti nëse kishte nevojë të më tregonte diçka.”

Gruaja më pas konfirmoi se ishte foshnja Melissa.

Të shtunën e kaluar u bë ribashkimi mes Melissa Highsmith dhe prindërve të saj pasi u krye një test zyrtar dhe ligjor i ADN-së, raporton familja.

Prindërit u bindën para testit se ishte vajza e tyre pasi panë fotot e saj, pasi gruaja kishte një shenjë të ngjashme me vajzën e tyre dhe sepse datat e lindjes përputheshin.

(Kosova Sot Online)