Dy vetura të ambasadës italiane shënjestër e një sulmi me bombë

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 19:55
Dy vetura të ambasadës italiane shënjestër e një sulmi me bombë

Dy makina të ambasadës italiane në Athinë ishin shënjestër e një sulmi me eksploziv mëngjesin e sotëm. Nga shpërthimi është shkatërruar një nga automjetet, por nuk ka të lënduar, njofton policia greke, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmi nuk është marrë përsipër për momentin. Një bombë e bërë vetë shpërtheu rreth orës 4:00 të mëngjesit në parkingun e një periferie të Athinës, pranë rezidencës zyrtare të një punonjësi të ambasadës.

Një nga dy makinat diplomatike në parking është shkatërruar, njoftoi policia greke. Një bombë është vendosur edhe pranë automjetit tjetër, por ajo mjet shpërthyes nuk ka shpërthyer.

Policia ka hapur një hetim. Sulmi është “dënuar fuqishëm” nga Ministria e Jashtme greke.

"Këto veprime të papranueshme nuk do të prishin në asnjë mënyrë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e gjatë midis Greqisë dhe aleatit të saj Italisë," tha ministria në një deklaratë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu “shqetësimin e saj të thellë”.

“Unë po e ndjek rastin me vëmendjen më të madhe, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Antonio Tajani,” tha Meloni.

Ministri i Jashtëm Tajani (Forza Italia) ndodhet sot në Athinë për të marrë pjesë në një takim të planifikuar më parë të Partisë Popullore Evropiane (EPP).


(Kosova Sot Online)