Latifi: Potencialisht vrasësit e grave janë ata që e arsyetojnë veprimin e fundit

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 21:01
Latifi: Potencialisht vrasësit e grave janë ata që e arsyetojnë veprimin e fundit

Justifikuesit e vrasësit të shtatzënës 35-vjeçare, janë vrasës potencial të grave, ka deklaruar profesori Blerim Latifi,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se komente të tilla janë paralajmërime të hershme të krimeve të radhës.


“Potencialisht vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë kët’ monstrumin që vrau gruan shtatzanë. Këto komente janë  paralajmërime të hershme të krimeve të radhës”, ka shkruar Latifi.

“Sepse ai që e justifikon një vrasës të tillë, nuk e ka hiç të vështirë të bëhet vetë vrasës në rrethana të ngjashme. Sepse justifikimi i krimit gjithmonë shpie në përsëritjen e tij”, ka shkruar Latifi.

(Kosova Sot Online)