Kurti: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 22:45
Kurti: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

Për herë të dytë radhazi Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Poashtu për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pas fitores dhe kualifikimit të Zvicrës nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, shkroi Kurti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

(Kosova Sot Online)