Sokol Halili që vrau veten kishte pasur vetëm një fishek në revole

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 08:57
Sokol Halili që vrau veten kishte pasur vetëm një fishek në revole

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vetëvrasjes së Sokol Halilit, 31 vjeçari që vrau ish bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi, 35 vjeçare, në oborrin e QKUK-së, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.

 Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)