Nikollë Camaj: Vuqiç do vetëm destabilizimin e Malit të Zi

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 10:06
Nikollë Camaj: Vuqiç do vetëm destabilizimin e Malit të Zi

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Camaj thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç dëshiron destabilizimin e Malit të Zi.

Camaj është shprehur se regu i hapur do jetë në Evropë edhe më i hapur, transmeton "Kosova Sot Online"

“Kemi të bëjmë me njerëz që nuk njohin partneritet, por lualitet. Ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë partneritet edhe me Malin e Zi. Por lufta e tyre shekullore për të dalë në det, përmes mjeteve të tjera, përmes simpatisë që ndien dikush për Ballkanin e Hapur, nga i cili vendet e vogla nuk mund të kenë benefit.

Shpesh këtu manipulohet me interesin që kanë individët për treg të hapur. Tregu i hapur do jetë në Evropë edhe më i hapur, këtu është fjala për një mbyllje brenda Ballkanit, qarkullim të individëve. por mbytje të ekonomive të vogla, ekonomive të vogla dhe identitetit të vendeve të vogla”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)