Shqiptari e fsheh kokainën në kuti syzesh, arrestohet në Itali

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 10:41
Shqiptari e fsheh kokainën në kuti syzesh, arrestohet në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi kishte fshehur kokainën në një kuti syzesh, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai u arrestua dhe po gjykohet me akuzën e posedimit të drogës, ndërsa policia sekuestroi kutinë në të cilën ndodheshin 14 mbështjellës celofani me kokainë, me një peshë totale rreth 5 gram.

(Kosova Sot Online)