Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 10:55
Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin

Komision i Parlamentit për Punë të Jashtme ka kërkuar hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka shkruar se Varhelyi ka minuar qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE, transmeton "Kosova Sot Online".

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.

(Kosova Sot Online)