Vjosa Osmani shkon te familja e shtatzënës së vrarë nga ish -bashkëshorti

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 12:59
Vjosa Osmani shkon te familja e shtatzënës së vrarë nga ish -bashkëshorti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar sot në familjen e shtatzënës së vrarë, Hamide Magashit, në Lugaxhi të Lipjanit.

Sokol Halili, 31 vjeçar ka vrarë të mërkurën ish gruan e tij shtatzënë, Hamide Magashit, 35 vjeçare, të mërkurën para Gjinekologjisë, në QKUK në Prishtinë, ndërsa, Sokol Halili është vetëvrarë dje, transmeton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)