Spanjollët kërkuan arrestimin e tij, drejtori i policisë pyetet për Amant Josifin: Kemi pasur korrespondencë. Kemi ngritur grup hetimor me SPAK

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 13:11
Spanjollët kërkuan arrestimin e tij, drejtori i policisë pyetet për Amant Josifin: Kemi pasur korrespondencë. Kemi ngritur grup hetimor me SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku foli sot në lidhje me hetimet për biznesmenin Amant Josifi, për të cilin autoritetet spanjolle kanë kërkuar arrestimin.

Rrumbullaku tha se kanë pasur korrespondencë, duke theksuar se është ngritur një grup i gjerë hetimor edhe me SPAK.

“Sa i përket operacionit kemi pasur korrespondencë jemi në një grup hetimor të gjerë me SPAK e vijojmë të jemi në rrugë të mbarë për gjithë personat që i shmangen përgjegjësisë ligjore qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)