Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes 36-vjeçari

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 13:47
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes 36-vjeçari

Një 36 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës, A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)