Sokol Halili që vrau ish - bashkëshorten dhe vrau veten varroset të dielën

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 16:40
Sokol Halili që vrau ish - bashkëshorten dhe vrau veten varroset të dielën

Sokol Halili, 31 vjeçari, do të varroset nesër, pasi dje bëri vetëvrasje.

Të mërkurën, Sokol Halili vrau ish bashkëshorten e tij shtatzënë 35-vjeçare, Hamide Magashin, në oborrin e QKUK’së, "Kosova Sot Online".

Varrimi i tij do të bëhet në orën 12:00, në Lagjen e Pajtimit.

“Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

(Kosova Sot Online)