Në këtë qytet të Kosovës sot prezantohet buxheti për vitin 2023

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 09:21
Në këtë qytet të Kosovës sot prezantohet buxheti për vitin 2023

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot në orën 15:00 në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”  në Gjakovë do ta prezantojnë buxhetin para qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.


(Kosova Sot Online)