Vdes një person në Pejë, rasti nën hetime

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 10:10
Vdes një person në Pejë, rasti nën hetime

Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes.


(Kosova Sot Online)