
Berisha: Më 6 dhjetor do iu themi mysafirëve se Edi Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e degës 7 në Tiranë ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar në datën 6 Dhjetor.
këtë të fundit tha Berisha, “i shpëtojmë nderin e fytyrën Shqipërisë dhe shqiptarëve.” Berisha shtoi më tej se Shqipëria është cilësuar mediat boterore si Kolumbia e Europës
Berisha: Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me kryeministrat e vendeve të BE-së pavarësisht se gjeostrategjia a përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Tiranës dhe Shqipërisë kërkon që ne me datën 6 në orën 12 të jemi të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi, me protestën tonë I shpëtojmë nderin e fytyrën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
A nuk është Europa që thotë se jemi vendi më i korruptuar në Europë, nuk e themi në por institucionet e besimit të mirë europiane dhe botërore. Çfarë do bëjmë ne që do kemi mysafirë liderët e Europës, do jemi në shesh për t’i thënë se Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar e se ne jemi qytetarë viktima të këtij korrupsioni. Shqipëria jo nga ne, por nga mediat europiane e botërore është cilësuar Kolumbia e Europës, është cilësuar narkotshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe jo pa baza”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)