Berisha: Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderët europianë!

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 10:31
Berisha: Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderët europianë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, që sipas tij tregon të vërtetën për Edi Ramën që do të mësojnë liderët europianë në Samitin e 6 dhjetorit që mbahet në Tiranë.

Pavarësisht se bulevardi “Dëshmorët e Kombit “është caktuar si zonë sigurie për të garantuar samitin, Berisha ka ftuar qytetarët pa dallim t’i bashkohen në protestë. Ai thotë se do të protestojnë të gjithë bashkë kundër qeverisë Rama.

‘Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderët europianë! 6 dhjetor, ora 12:00, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Protestojmë të gjithë bashkë!’, shkruan Berisha në Facebook.

Partia Demokratike në spotin e publikuar për protestën e 6 dhjetorit ka listuar një sërë problematikash, që sipas tij kanë një autor dhe ai është kryeministri Edi Rama.


(Kosova Sot Online)