Vdes infermieri nga Kosova

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 13:09
Vdes infermieri nga  Kosova

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e parakohshme e Istrefit, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.

Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Image

(Kosova Sot Online)