Pse heshti Edi Rama për Xhakën dhe Shaqirin në ndeshjen me Serbinë?

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 14:47
Pse heshti Edi Rama për Xhakën dhe Shaqirin në ndeshjen me Serbinë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar “heshtjen” e tij në lidhje me fitoren e Zvicrës kundër Serbisë, ku protagonistë u bënë dy futbollistët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ka simpati për dy futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, por nuk ka dashur t’i përdorë ata për politikë apo për të fryrë ndjenja nacionalizmi.
 

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur. Është për të ardhur keq si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë qytetarë të nderuar të denjë të atij shteti që për shkak të kombësisë të tyre të përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike. Sa i takon pjesës së sanksioneve i përkasin politikës së FIFA-s që është tejet strikte. Më duket e tepruar të hyjë në detaje pasi të gjithë kanë të drejtë të manifestojnë sipas dëshirës”, tha Rama.


(Kosova Sot Online)