Mehaj: Certifikimi i 5 nënoficerëve tanë u bë së bashku me 40 vëllezër e motra nga Shqipëria

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 15:00
Mehaj: Certifikimi i 5 nënoficerëve tanë u bë së bashku me 40 vëllezër e motra nga Shqipëria

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Mehaj thekson se certifikimi i 5 nënoficerëve tanë u bë “së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

“Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)