Lajçak në Prishtinë e Beograd për t'i diskutuar me Kurtin e Vuçiqin hapat e ardhshëm

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 15:36
Lajçak në Prishtinë e Beograd për t'i diskutuar me Kurtin e Vuçiqin hapat e ardhshëm

Sipas mediave serbe nesër në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Poashtu edhe Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve, raporton agjencia serbe e lajmeve, Fonet.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.


(Kosova Sot Online)